Anthony Joshua e ka mposhtur Andy Ruizn me anë të pikëve në meçin që u zhvillua në Arabinë Saudite
Gjyqtarët vendosën këtë përballje pasi nuk pati ndonjë nokaut nga asnjëri boksier, shkruan Reporteri.net
Joshua fitoi me anë të pikëve 108-101 dhe tani me këtë triumf ka rikthyer titujt IBF, WBA, WBO dhe IBO.
Boksieri britanik ishte më i mirë se meksikani Ruiz gjatë tërë meçit.
??? Anthony Joshua BEATS Andy Ruiz Jr by unanimous decision. Sensational, tactically disciplined masterclass from the Brit who becomes TWO-TIME unified WBA, IBF & WBO heavyweight champion of the world. After all that criticism, under all that pressure, what a man. pic.twitter.com/Kw4WCLD1ou
— Michael Benson (@MichaelBensonn) December 7, 2019
Më poshtë e keni raportin e meçit nga çdo rund:
Rundi i parë: Të dy boksierët tregohen të kujdesshëm në fillim të këtij rundi, por kah fundi Joshua ia jep disa goditje Ruizit në kokë dhe ia lëndon keq syrin e majtë. Ka gjak në fytyrën e meksikanit.
Rundi i dytë: Joshua hyn më i motivuar pasi e ka lënduar Ruizin në rundin e parë. Edhe ky rund dominohet nga britaniku që ia jep disa goditje boksierit meksikan.
Rundi i tretë: Ruiz tregohet më këmbëngulës në këtë rund, por nuk arrin që ta lëndojë me ndonjë goditje të fuqishme Joshuan. Britaniku në 20 sekondat e fundit të këtij rundi ia dha disa goditje Ruzit, por që ishin të përballueshme.
Rundi i katërt: Të dy boksierët tregohen aktiv në luftë, por edhe të vemendshëm. Përsëri në sekodnat e fundit të rundit Joshua bën disa goditje dhe tenton ta nokautojë Ruizin, por pa sukses. Më pas edhe meksikani bën ca goditje të fuqishme. Meçi tani ka filluar të bëhet shumë interesant!
Rundi i pestë: Jo si rundi paraprak ku kishte luftë më të madhe dhe dëshirë për të nokautuar. Të dy boksierët tregohen të kujdesshëm dhe nuk ka ndonjë gjë për të veçuar.
Rundi i gjashtë: Joshua vazhdon të jetë më i mirë se Ruiz dhe ia jep një goditje shumë të fuqishme Ruizit një minut para se të përfundonte ky rund.
Rundi i shtatë: Gjyqtari ia tërheq vërejtjen Ruizit pasi meksikani e goditi pas kokës Joshuan. Pas këtij momenti Joshua fillon dominimin përsëri dhe ia jep disa goditje Ruizit, por që nuk arrin ta rrëzojë atë. Në këtë rund boksierët ‘thumbuan’ njëri-tjetërin me disa veprime.
Rundi i tetë: Gjyqtari përsëri ia tërheq vërjetjen të dy boksiervë që bëjnë goditje të palejueshme. Të pranishmit fillojnë të bëjnë më shumë zhurmë dhe kërkojnë të shohin një nokaut, por që nuk ndodhi as në këtë rund, pavarësisht se të dy tentuan ta rrëzonin njëri-tjetrin.
Rundi i nëntë: Ruiz shkon i gjakosur në këndin e vetë, Joshua edhe këtë rund e dominoi, por që nuk arriti të nokautonte.
ANTHONY JOSHUA GETS REVENGE ON RUIZ. ??
Champ. ? pic.twitter.com/fXkSl9RDMA
— Complex Sports (@ComplexSports) December 7, 2019
Rundi i dhjetë: Ruiz kërkon një moment për ta ndëshkuar Joshuan, por britaniku tregohet shumë i vëmendshëm. Nuk ka ndonjë gjë për të veçuar nga ky rund.
Rundi i njëmbëdhjetë: Andy Ruiz kërkon një moment për të nokautuar Joshuan, pasi e ka kuptuar se me anë të pikëve meçin e ka të humbur. Britaniku ishte më i mirë gjatë gjithë meçit.
Rundi i dymbëdhjetë: Joshua lëvizë në ring pasi dëshiron që të përfundojë ky rund dhe ta fitojë meçin me anë të pikëve. Ruiz nuk arrin të bëjë ndonjë gjë as në rundin final dhe meçi përfundon ku pas pak gjyqtarët me anë të pikëve do ta shpallin fituesin, i cili pritet tw jetw Joshua./Reporteri.net/
Here’s the score board by 11th round. Anthony Joshua ahead with 108 points over Ruiz with 101. #RuizJoshua2 pic.twitter.com/pFh14zBNvS
— Mwes Drew (@MwesDrew) December 7, 2019