×
  • Sport
  • Sport

    Joshua deklarohet pas meçit: Dua ta falenderoj Zotin dhe të them Bismillah

    Reporteri
    07 Dhjetor 2019 | 23:20

    Anthony Joshua e ka mposhtur Andy Ruizn me anë të pikëve në meçin që u zhvillua në Arabinë Saudite.


    Gjyqtarët vendosën këtë përballje pasi nuk pati ndonjë nokaut nga asnjëri boksier, shkruan Reporteri.net

    Joshua fitoi me anë të pikëve 108-101 dhe tani me këtë triumf ka rikthyer titujt IBF, WBA, WBO dhe IBO.

    Ndërkaq, pas ndeshje Joshua foli për meçin e tij ndaj Ruzit, ku tha se e falënderon Zotin për gjithë këtë “luftë” të madhe.

    “Dua te falënderoj Zotin dhe te them Bismillah (qesh Joshua), e respektoj Ruizin dhe familjen e tij, boksoi mirë, unë ia dola,” ka thënë Joshua.

    “Një njeri si unë nuk bën justifikime. Herën e fundit, e lëndova, por u mposhta. Doja të tregoja shkencën e ëmbël të këtij sporti të bukur. Bëhet fjalë për goditje, dhe jo goditje.

    “Qëndroni të uritur, qëndroni të përulur. Unë jam i uritur, jam i përulur në humbje dhe do të qëndroj i përulur në fitore.

    “Faleminderit Zotit dhe Eddit dhe Barry Hearn. Nëse keni dëgjuar, ne do të bëjmë meçin e tretë,”. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!