×
  • Sport
  • Sport

    Anthony Joshua fiton zemrat e myslimanëve: Pas triumfit ndaj Ruizit thotë ‘Bismillah’

    Reporteri
    07 Dhjetor 2019 | 23:27

    Anthony Joshua e ka mposhtur Andy Ruizin në meçin që u luajt në Arabinë Saudite dhe kështu ka rikthyer titujt IBF, WBA, WBO, IBO


    Boksieri britanik ishte më i mirë se meksikani Ruiz, por meçin e fitoi vetëm nëpërmjet pikëve, 108-101, shkruan Reporteri.net

    Pas përfundimit të meçit, Joshua befasoi të gjithë ku fjala e tij e parë që e tha ishte “Bismillah”.

    “Para së gjithash, dua ta falënderoj Zotin. Dua të them Bismilah!”, ka thënë Joshua pas meçit.

    Më pas Joshua falenderoi bashkëpunëtorët e tij si dhe kundërshtarin, Ruizin. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!