×
  • Sport
  • Sport

    Ruiz befason me deklaratën e tij, tregon se ku ishte problemi me të

    Reporteri
    07 Dhjetor 2019 | 23:37

    Anthony Joshua e ka mposhtur Andy Ruizn me anë të pikëve në meçin që u zhvillua në Arabinë Saudite.


    Gjyqtarët vendosën këtë përballje pasi nuk pati ndonjë nokaut nga asnjëri boksier, shkruan Reporteri.net

    Nga e gjithë kjo, Ruzi foli pas ndeshje, ku i uroi fitoren Joshuas dhe tregoi se ku qëndronte problemi me të.

    “Ishte nata e tij. Nuk kam çfarë të shtoj”, tha fillimisht Ruiz.

    “Unë fitova shumë peshë. Unë nuk dua të jap justifikime, ai fitoi. Ai më boksoi gjatë gjithë kohës. Nëse bëjmë një luftë të tretë, besoni se do të marr formën. Unë do të jem në formën më të mirë të jetës sime”.

    “Mendova se do të ndjehem më i fortë. Luftën tjetër do të përgatitem më shumë. Unë u përpoqa të stërvitja veten për këtë.

    “Po e ndiqja shumë. Po hezitoja shumë”, përfundoi meksikani.

    Kujtojmë se Joshua fitoi me anë të pikëve 108-101 dhe tani me këtë triumf ka rikthyer titujt IBF, WBA, WBO dhe IBO.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!