×
  • Sport
  • Sport

    Baseli i Zhegrovës i fortë ndaj Sionit të Pajtim Kasamit

    Reporteri
    08 Dhjetor 2019 | 17:54

    Para pak çastesh ka përfunduar takimi ndërmjet Baselit dhe Sionit, duel ky në kuadër të xhiros së 17’të në Superligën e Zvicrës.


    Baseli si vendas arriti që t’i shënoi 4 gola, madje goli i parë ishte një euro-gol i vërtetë, aksioni rrjedhi nga Taulant Xhaka, ndërsa golin e shënoi Comert, me një goditje më larg se 25 metra, shkruan Reporteri.net.

    Baseli nuk u ndal me kaq, shënuan edhe 3 herë të tjera përmes, Arthur në minutën e 45’të dhe 57’të, dhe golin e fundit e vulosi Pululu në minutën e 69’të.

    Kujtojmë se pjesë e skuadrës së Baselit ishin Taulant Xhaka dhe Edon Zhegrova, ku ky i fundit luajti 90’të minuta të plotë, ndërsa për Sionin startues ishin Pajtim Kasami dhe Emir Lenjani.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!