Ish-kapiteni i Kosovës, Anel Rashkaj është pa klub që prej se ndau rrugët me Esklistunën
Mesfushori nga Prizreni po pret ofertën e duhur për të bërë hapin e radhës në karrierën e tij, raporton Reporteri.net
Rashkaj në një prononcim ekskluziv për Reporterin ka bërë të ditur se është i hapur për opsione të ndryshme, por se akoma nuk ka vendosur se ku të shkojë.
“Jam i hapur për opsione të ndryshme,” ka thënë fillimisht Rashkaj.
“Jam i hapur për ta vazhduar karrierën edhe në Suedi, por edhe jashtë saj. Të shohim jam duke pritur ofertën e duhur pasi oferta kam, por nuk janë oferta kushedi çfare, pasi unë shpresoj që të gjej një klub të mirë,”.
30-vjeçari ka zbuluar se për të ka interesim edhe nga klubet e Kosovës, por që nuk planifikon të rikthehet në kampionatin tonë në këtë pikë të karrierës.
“Në Kosovë ka pas interesim, por unë nuk mendoj rikthimin atje, ndoshta pas disa viteve,” përfundoi Rashkaj.
Kujtojmë që Rashkaj për një kohë të shkurtër ishte pjesë e Prishtinës. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.