Deontay Wilder nuk e ka pritur aspak mirë arsyetimin e Andy Ruizit pas humbjes nga Anthony Joshua
Andy Ruiz mbrëmë u mposhtë me pikë nga Anthony Joshua dhe kështu humbi titujt që i kishte fituar në qershor, shkruan Reporteri.net
Meksikani Ruiz ka thënë se ka ngrënë më shumë se që duhej dhe e ka pranuar se do të duhej të ishte stërvitur më mirë.
Ky arsyetim nuk i ka pëlqyer fare Wilderit, i cili ka thënë këto fjalë për Ruizin.
“Ruiz më parë ka thënë se po bënte mirë duke mos e lënë euforinë t’i ndërhyjë në përgatitjet për revanshin, por në fund e dëgjon duke thënë se ka ngrënë më tepër se sa duhet dhe se duhet të ishte stërvitur më shumë… Çfarë dreqin po thua?,” ka thënë Wilder.
“Si mund të thuash se ke ngrënë më shumë se sa duhet dhe se duhet të ishe stërvitur më shumë. Unë e marr shumë seriozisht këtë gjë.”
“Unë nuk dua që thjesht të shkruaj emrin tim në listën e kampionëve, por dua të mbahem mend si më i miri. Ky është mentaliteti im dhe Amerika duhet ta dojë një kampion bote si unë,”./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.