×
  • Sport
  • Sport

    Provokoi me pyetjen, Guardiola ia “mbyllë” gojën gazetarit

    Reporteri
    09 Dhjetor 2019 | 10:42

    Tekniku i Man City-t, Pep Guardiola nuk po kalon momente të mira me skuadrën e tij këtë sezon.


    Aktualisht skuadra e City-t radhitet në vendin e tretë në Premierligë, me plotë 32 pikë të grumbulluara në 15 ndeshje sa ka zhvilluara gjithsej, shkruan Reporteri.net.

    Tashmë Liverpooli po kryeson në tabelë me plotë 46 pikë, dhe djelmoshat e Guardiolës si duket i kanë humbur shpresat që të konkurrojnë më ta.

    Ndërkaq, në një intervistë për media, tekniku spanjoll u pyet nëse është i befasuar se pse skuadra e tij nuk është në nivelin e mëparshëm, Guardiola përgjigjet me shumë modesti, “jo, nuk jam aspak i befasuar”.

    Gazetari: “A jeni i befasuar që ekipi juaj është në këtë nivel?”

    Guardiola: “Jo”

    Gazetari: “Pse nuk befasoheni?”

    Guardiola:”Ndonjëherë ndodh. Ndonjëherë nuk fitoni dhe pse ata janë më të mirë dhe prap humbim.”

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!