×
  • Sport
  • Sport

    E thotë UEFA: Ademi është zgjedhur në mënyrë të rregullt

    Reporteri
    09 Dhjetor 2019 | 14:05

    Shtëpia numër një e futbollit në botë “UEFA” e përkrah fuqishëm zgjedhjen e Agim Ademit si kryetar të FFK-së.


    Pas polemikave nga zëvendëssekretari, Arianit Ahmeti, se kishte parregullsi në zgjedhjen e kryetarit të tanishëm Ademi, UEFA përmes një shkrese iu është përgjigjur, Ahmetit e bordit të FFK-së, shkruan Reporteri.net.

    Mirëpo FFK-ja ka publikuar një përgjigje të marrë nga UEFA, e që thotë se zgjedhja e Ademit është bërë në bazë të rregullave.

    “Në lidhje me kërkesën tuaj të datës 2 dhjetor, 2019, mund të konfirmoj se unë personalisht kam marrë pjesë në Kuvendin e Përgjithshëm të Jashtëzakonshëm Zgjedhor të FFK-së më 6 korrik, 2018, dhe se, me këtë rast, z. Agim Ademi u zgjodh me aklamacion president i ri i FFK-së me mandat katërvjeçar”, thuhet në përgjigjen e Thierry Favre, Shef i Zhvillimit të Federatave Nacionale/Zëvendësshef i Divizionit të Federatave Nacionale”.

    Kujtojmë se pak më parë FFK ka publikuar të gjithë procesverbalin e zgjedhje së Ademit kryetar të FFK-së, ku thuhet se atij i takon mandati katër vjeçar.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!