“Nëse dëshiron që të bëhesh i madh, ndiq hapat e prindërve”. Kjo shprehje duket se ka frymëzuar djalin e 5-herë fituesit të “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo, me Ronaldo Jr që ka fituar trofeun e parë të rëndësishëm individual.
Djali i madh i sulmuesit të Juventusit ka bërë krenar babanë e tij, teksa ka fituar çmimin e sulmuesit më të mirë në një turne të të rinjve në Itali.
Ronaldo Jr shënoi tre herë për ekipin e Juventus U-9 që e ndihmoi për të fituar trofeun “Cavour”.
Para turneut, Cristiano Jr shënoi 58 gola në vetëm 28 ndeshje dhe dhuroi 18 asistime.
Kjo ka rritur gjasat se do të kemi shumë shpejt një pasues të të atit edhe pse ish sulmuesi i Manchester United dhe Real Madrid ka pohuar se një gjë e tillë do të jetë tepër e vështirë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.