×
  • Sport
  • Sport

    Dikur luante për Suedinë, por në janar si “Dardan” zbarkon kundër tyre

    Reporteri
    10 Dhjetor 2019 | 19:53

    Mitrovicasi Arbër Zeneli dikur luante për Suedinë, mirëpo në janar do luajë kundër tyre.


    Federata e Futbollit Kosovar ka zyrtarizuar një miqësore me përfaqësuesen e Suedisë më 12 janar të vitit 2020 në Doha të Katarit, shkruan Reporteri.net

    Por e veçantë e gjithë kësaj është se sulmuesi kosovar që tashmë luan për Kosovën, Arbër Zeneli dikur luante për Suedinë për kategoritë e reja.

    Ndërkaq, “Dardanët” priten ta shfrytëzojnë këtë test miqësor për t’u përgatitur për takimet e muajit mars që Kosova do t’i zhvilloj në Ligën e Kombeve e që janë të vlefshme për kualifikimin në Euro 2020.

    Nëse shteti më i ri në kontinentin Europian do të kualifikohet kundër maqedonasve do të luaj me fituesen e duelit Bjellerusi-Gjeorgji.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!