Turqia i është bashkuar Shqipërisë dhe Kosovës në bojkotimin e ceremonisë së çmimit Nobel, për shkrimtarin austriak Peter Handke, i cili është kritikuar për mbështetjen që i ka dhënë politikave gjenocidale të presidentit serb, Sllobodan Millosheviq, gjatë viteve 90’të.
Shkrimtari austriak Peter Handke ka qenë në qendër të kritikave edhe dje, në ditën kur zyrtarisht mori Çmimin Nobel për Letërsi në Stokholm.
Pakënaqësitë ndaj vendimit të Akademisë Nobel dje kulmuan në mitingje në Bosnje dhe Hercegovinë, por edhe nga deklarata e Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan i cili shkrimtarin Handke e quajti racist.
“Dhënia e Çmimit Nobel në Letërsi një personi racist nuk do të thotë asgjë tjetër përpos shpërblim i shkeljeve të të drejtave të njeriut”, tha Erdogan në një mesazh me rastin e Ditës së të Drejtave të Njeriut.
Erdogan po ashtu theksoi se ai nuk do ta pranonte Çmimin Nobel për Paqe nëse një ditë do t’i ndahej atij, /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.