Një i mitur ka tentuar ta privojë veten nga jeta mëngjesin e sotëm në “Lagjen e Muhaxherëve”, në Prishtinë. Dyshohet se ai tentoi të kërcente nga kati i gjashtë i një ndërtese banesore, më pas ky veprim u parandalua nga familja dhe policia.
Baki Kelani zëdhënës i Policisë së Kosovës, tha se policia ka intervenuar menjëherë që fëmija të shpëtohet dhe se me rastin po merren të gjitha organet e hetuesisë.
Ndërsa motivi që e shtyu të miturin drejt këtij veprimi vazhdon të mbetet i mjegullt.
Ndyrshe, javën e kaluar vendi ynë është shokuar nga një ngjarje që ndodhi në Sojevë të Ferizajt. A.K 13 vjeçar e ka privuar vetën me litar. Ai u gjet nga familjarët i varur në ahurin e shtëpisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.