Ndërkohë që e gjithë vëmendja e medieve është fokusuar te fjalimet që po mbahen në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, në seancën plenare të programuar për këtë të mërkurë, protestuesit e opozitës jashtë ambienteve të Kuvendit kanë tentuar të thyejnë kordonin e policisë.
Shumë prej tyre janë përplasur me forcat e rendit që janë mbledhur për ruajtur paprekshmërinë e Parlamentit, ndërkohë që kanë hedhur edhe shashka e tymuese në drejtim të tyre.
Për momentin nuk raportohet për persona të lënduar, por pamjet lënë të kuptosh se disa prej policëve edhe mund të kenë pësuar lëndime, ndërkohë që përpjekjet e protestuesve nuk rreshtin.
Ndërkohë, policia ka përforcuar radhët në pjesën ku ka shtyrje mes protestuesve, duke vënë në gatishmëri edhe autobotet me ujë në rast nevoje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.