Deontay Wilder ka thënë se Anthony Joshua e ka kopjuar stilin e boksimit të Vladimir Klitchkos dhe vetëm në këtë mënyrë e mposhtei meksianin Andy Ruiz
Wilder që është kampion bote në peshën e rëndë në kategorinë WBC e ka analizuar përballjen e fundit ndërmjet Joshua dhe Ruiz, ku fitues ishte britanku, por vetëm me anë të pikëve, shkruan Reporteri.net
Sipas boksierit amerikan, Joshua përdori silin e Klitchkos në përballje me Ruizin.
“Mua nuk më pëlqeu aspak mënyra se si Joshua ishte përgatitur për këtë sfidë dhe mënyra se si veproi në ring. Joshua, një boksier shumë më i gjatë se Ruiz, që vraponte dhe evitonte kontaktin me rivalin, pasi dukej sikur kishte frikë nga ai,” ka thënë Wilder.
“Nuk e kuptova se përse Joshua i largohej kontaktit me Ruiz, ndaj një boksieri më të shkurtër dhe trashaluq, që mezi lëvizte në ring. Dukej qartë që Joshua kishte frikë dhe përdori stilin e Klitschko, një stil i mërzitshëm boksimi, sidomos për një kampion bote,”./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.