Xhudisti kosovar po shkonte me hapa të sigurt drejt medaljes në evenimentin që po mbahet në Qingdao, por lëndimi i kushtoi me humbje në gjysmëfinale, ndërsa më pas nuk mundi të përballej në meçin e repesazhit, ku do ta kërkonte medaljen e bronztë.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e trajnerit të suksesshëm të xhudos, i cili ishte jashtëzakonisht i kënaqur me paraqitjet e sotme të garuesit të tij.
“World Judo Masters Qingdao Kinë! Akil Gjakova sot ishte ne rrugë drejt suksesit më të madh në karrierën e tij! Ishte në ditën e tij perfekte duke mposhtur me Ippon Gjermanin Zing, Rusin Mogushkov mandej Kinezin Sayinjrigala për të ardhur më gjysëmfinale me Kampionin Botëror Hashimoto e kur ishte duke luftuar luftën shumë mirë gjatë një tentimi të Japonezit pësoj nje lëndim në brrylin e tij dhe u desh të ndërprej meçin! Fat i keq për Akilin,shpresoj që lëndimi do i kaloj shpejt! Akili sdo mund të luftoj as për medalje të bronztë ku do duhej të ndeshej me Azerin Orujov! Luftat e Akilit sot treguan potencialin e tij të vërtetë fitoret e tij ishin atraktive dhe jam i sigurtë që ai sot mos të ndalej nga lëndimi do stolisej me të artën. Sidoqoftë Akili me këtë plasman do marr 648 Pikë Olimpike!”, ka shkruar Kuka në rrjetet sociale.
Dje, Distria Krasniqi e fitoi medaljen e artë në këtë kompeticion, kurse Nora Gjakova u eliminua herët.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.