“Kemi vënë bast 250 mijë euro. Lajmëro shokët e mbrojtjes që kjo ndeshje duhet humbur. Nëse dilni nga fusha me pikë, mund ta konsiderosh veten si i vdekur që po ecën”. Janë këto fjalët kërcënuese që kanë marrë futbollistët e Monzës, klub nën pronësi të Silvio Berluskonit.
Kërcënuesi është një bastexhi 25-vjeçar me origjinë siciliane, i cili është ndaluar nga karabinierët e Aleksandrisë. Hetimi kishte nisur në shtatorin e kaluar, kur Monza kishte ndeshjen në transfertë ndaj Juventusit U-23, një takim i zhvilluar pikërisht në Aleksandri.
Skuadra e Berluskonit nuk ra pre e kërcënimeve dhe fitoi 4-1 teksa pas garës, denoncuan gjithçka kishte ndodhur. “Nëse nuk luan, apo nuk lejon rivalët të shënojnë, ta dish se do të të vras duke ecur në rrugë. Ta di adresën e mos guxo të denoncosh. Jemi kalabrezë dhe shqiptarë”, ishte kjo pjesa tjetër e fjalëve të kërcënuesit.
Lojtari i kërcënuar u mor nën mbrojtje nga forcat e rendit të cilat falë një hetimi mundën të gjejnë edhe aparatin nga i cili kishte ardhur kërcënimi. Në fakt, telefoni i përkiste një personi nga Katania i cili ishte ndarë nga jeta pak vite më parë, por hetimet e thelluara gjetën autorin, i cili thuhet të ketë vepruar i vetëm dhe nuk ka asnjë lidhje me mafian apo botën e krimit të organizuar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.