×
  • Sport
  • Sport

    Bayerni e turpëron Werderin e Rashicës, ia shënon 6 gola

    Reporteri
    14 Dhjetor 2019 | 17:31

    Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Bayenrit dhe Werderi, duel ky në kuadër të xhiros së 15’të në Bundesligë.


    Seri e golave në këtë ndeshje e hapi sulmuesi kosovar, Milot Rashica, por ai vetëm zgjoi bishën nga gjumi, ku Bayerni më pas shënoi 6 të tjerë, shkruan Reporteri.net.

    Rashica shënoi një gola spaktakolar në minutën e 24’të të takimit, duke e lënë të shtangur portierin, Neuer, por ky gol vetëm sa zgjoi nga gjumi gjigantët bavarez të cilët shënuan 6 gola.

    Ndërkaq, golat për gjiganti bavarez i shënuan, Coutinho i cili edhe realizoi hat-trick me gola fantastik, dy të tjerë i shënoi Lewandowski e një tjetër Muller.

    Kujtojmë se Bayerni aktualisht zë pozitën e 4 në tabelën e Bundesligës me 27 pikë të grumbulluara në 15 ndeshje sa ka zhvilluara gjithsej.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!