×
  • Sport
  • Sport

    Goli i Rashicës ndaj Bayernit ka bërë që edhe mediat serbe ta lavdërojnë yllin kosovar

    Reporteri
    15 Dhjetor 2019 | 9:44

    Milot Rashica sot ka shënuar një supergol në fanellën e Werder Bremenit në sfidën e humbur thellë ndaj Bayern Munich me rezultat 6:1.


    Supergoli i tij ka bërë buj të madhe edhe në mediet serbe të cilat e kanë vlerësar golin e yllit shqiptar derisa e kanë cilësuar shpejtësinë e tij me xhamajkanin Usain Bolt dhe gjuajtjen e Ronaldos.

    ’Goli i Rashicës i ngjasonte mjeshtrive më të mëdhenj të futbllit. Ai mori një top në mesin e fushës duke bërë një lëvizje përfekte para goditjes së fortë për ta dërguar topin në rrjetin e Neuerit. Shpejtësia e tij ngjasonte Boltit’ ndërsa gjuajti si Ronaldo, ka shkruar portali serb Telegraf.rs.

    ‘Topi ishte aq i fuqishëm sa portieri gjerman nuk mundi të bëjë asgjë’, përfundoi shkrimin portali serb.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!