×
  • Sport
  • Sport

    ‘Raketa’ e Rashicës arriti me një shpejtësi tepër të madhe në portën e Neuer

    Reporteri
    15 Dhjetor 2019 | 15:43

    Milot Rashica dje shënoi gol jashtëzakonisht të bukur kundër Bayern Munichut, ani pse skuadra e tij u mposhtë me rezultat të thellë prej 6-1


    Ylli nga Kosova pranoi një top ne mes të fushës, dribloi për mrekulli Boatengun dhe lansoi raketën në portën e Manuel Neuer, shkruan Reporteri.net

    Shpejtësia e goditjes ishte 80 km/h, ndërsa distanca 20 metra. As një sekond nuk iu desh që topi të arrinte portën. Koha ishte 0.9 sekonda nga 20 metra distancë.

    Për Milotin goli ndaj Bayernit ishte i shtati këtë edicion në Bundesligë, ndërsa për të po interesohen shumë klube të mëdha evropiane.

    Por, është vetë agjenti i futbollistit, Altin Lala që ka bërë të ditur se Rashica nuk do të lëvizë nga Bremeni në afatin kalimtar të janarit. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!