×
  • Sport
  • Sport

    Çartet keq Muriqi: Veç sa se rrahu shokun e skuadrës, gjuan në tokë edhe shiritin e kapitenit

    Reporteri
    15 Dhjetor 2019 | 16:48

    Vedat Muriqin e kanë lëshuar nervat në ndeshjen me Sivassporin


    Fenerbahce humbi 3-1 nga Sivasspor dhe kështu ka bërë një hap të gabuar në garën për titull, shkruan Reporteri.net

    Në këtë takim, ashtu si në çdo tjetër, startues për Fenerin ishte Vedat Muriqi.

    Prizrenasi në fund të takimit u nervozua jashtëzakonisht shumë me shokun e skuadrës, Ozan Tufan.

    Feneri po humbiste 2-1 dhe në minutën e 94-të u tensionua ndeshja ku Rodrigues dhe Tufan u ndëshkuan me karton të kuq.

    Në momentin kur Tufan mori kartonin e kuq, ai shiritin e kapitenit ia dorëzoi Muriqit, i cili ishte tejmase i nervozuar me të dhe përveç se i bërtiti, ylli i Kosovës edhe hodhi në tokë shiritin e kapitenit. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!