×
  • Sport
  • Sport

    Shaka me sportistët: Nisi para 14 vitesh, por akoma nuk është përfunduar palestra në Istog

    Reporteri
    16 Dhjetor 2019 | 9:57

    Në vitin 2004 është themeluar klubi i hendbollit të femrave, Istogu. Afërsisht një vit më vonë nisi ndërtimi i palestrës në Istog. KHF Istogu është rritur shumë për një dekadë e gjysmë jetë, ndërkohë që palestra në qytetin e Istogut nuk është kompletuar ende.


    Ka kohë që hendbollistet istogase presin që të luajnë në palestrën e tyre. Dhe pritjes assesi nuk po i vjen fundi. Afatet shtyhen vazhdimisht.

    Palestra që ka nisur të ndërtohet rreth 14 vjet më parë nuk është lëshuar ende për shfrytëzim të sportistëve. Nuk ka përfunduar plotësisht ndërtimi i saj dhe saktësisht nuk dihet se kur do të përfundojë. Në të vërtetë, në muajin shkurt ishte premtuar që palestra do të jetë në dispozicion të sportistëve istogas në pjesën e dytë të vitit. Por palestra nuk është kryer ende dhe punë të tjera pritet të bëhen në të gjatë vitit 2020.

    KHF Istogu është kampion në fuqi i Kosovës. Po ashtu e ka fituar Kupën e Kosovës këtë vit. Fitoi edhe titullin e kampionit vjeshtor. Skuadra vazhdon që ndeshjet si vendës t’i luajë kryesisht në Pejë. Stërvitjet i zhvillon në sallën e vogël të një shkolle në Istog, shkruan sot “Koha Ditore”.

    Suksesi i KHF Istogu kishte bërë presion te përgjegjësit për të premtuar përfundim të shpejtë të palestrës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!