Ka përfunduar një vikend me plotë surpriza për djelmoshat e Kombëtares sonë.
Tifozët e Fenerbahçes dhe të Kombëtares së Kosovës ishin nën ankth të madh ditën e diel. Gjiganti turk luante kundër Sivassporin që ishte në vendin e parë, dhe i duhej dëshpërimisht fitorja që të ngjitej në pozitën tabelare.
Por, gjithçka përfundoi në mënyrën më të keqe të mundshme. Fenerit iu përjashtuan dy lojtarë.
Muriqi i frustruar për pak sa nuk u rrah me bashkëlojtarin e tij, Ozan Tufan. Humbi 3-1. Dhe përfundimisht mbeti jashtë luftës për titull, dhe madje aktualisht edhe jashtë zonës së garave evropiane.
Milot Rashica bëri një paraqitje të shkëlqyer me Werderi, ku edhe shënoi një gol të bukur, por gol ky që nuk i mjaftoi skuadrës së tij, pasi Bayerni shënoi plotë gjashtë herë.
https://www.youtube.com/watch?v=klJ9UWhP0Qc&feature=emb_title
Celina u paraqit për Swansea Cityn dhe e bëri një asistim. Aro Muriq sërish nuk u paraqit.
Sidoqoftë, “Dardani i Javës” është qendërmbrojtësi Ibrahim Dresheviq që luan te Heerenveen. Ekipi i tij humbi, por Dresheviqi u paraqit në mënyrë solide. Ylli i Kosovës vazhdon të jetë i paprekshëm në formacionin startues të ekipit të tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.