×
  • Sport
  • Sport

    Napoli – Barcelona | Gatusso nuk ka “frikë” nga gjiganti spanjoll

    Reporteri
    16 Dhjetor 2019 | 14:03

    Tekniku i ri i Napolit, Gennaro Gatusso, ka thënë se nuk iu frikësohet shortit të Ligës së Kampionëve, e aq më pak që skuadra e tij do të luajë me Barcelonën.


    Sot në Nyon të Zvicrës u hodh shorti për 1/6 e finales në Ligën e Kampionëve ku 16 skuadrat pjesëmarrëse mësuan kundërshtarët e tyre, shkruan Reporteri.net.

    Kështu, skuadra napolitane do të takohet me Barcelonën në shkurt të viti 2020 për 1/8 e finales në Champions, por frika tek tekniku i Napolit nuk ekziston.

    “Barcelona është ekip i shkëlqyeshëm. Ndaj tyre do të jetë sfidë e madhe. Kemi respekt për ta, por aspak frikë. Mendoj se do t’i përballojmë në dy ndeshjet dhe do jetë një garë interesante se kush do të kalojë tutje” ka thënë Gatusso.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!