×
  • Sport
  • Sport

    Guardiola: Nuk ndodhi kurrë, por kam ëndërruar të luaj me Zidanen

    Reporteri
    17 Dhjetor 2019 | 18:16

    Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka pranuar se kishte ëndërruar që të luante me Zinedine Zidanen në Juventus.


    Guardiola kaloi shumicën e karrierës si futbollist te Barcelona dhe ishte trajner aty nga viti 2008 e deri më 2012.

    Spanjolli ka pranuar se ka ëndërruar që të ishte bashkë me Zidanen në mesfushën e Juventusit në vitet 1990 .

    “Kjo s’ka ndodhur kurrë, por kam ëndërruar të luaj me Zidanen. Do të doja të luaja te Juventusi me të. Mendimi im për të është se ai është person i jashtëzakonshëm, se si arrin ta përballojë presionin. E admiroj dhe është shumë mirë të kemi këso njerëz. Do të jetë kënaqësi të takohemi sërish”, ka thënë ai në një konferencë për media.

    Guardiola me Cityn do të takohet me Zidanen e Real Madridin në fazën e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!