×
  • Sport
  • Sport

    Messi: Hazard ka shumë cilësi, por nuk mund ta krahasoj atë me Ronaldon

    Reporteri
    17 Dhjetor 2019 | 19:31

    Lionel Messi para sfidës me Realin në La Liga, ka gjetur pak kohë që të jap një koment edhe për kundërshtarët e tij.


    Messi, para “El Clasico-s”, foli për sulmuesin e Realit, Eden Hazard i cili aktualisht është i lënduar dhe nesër nuk do të paraqitet në “Camp Nou” kundër Barcelonës, shkruan Reporteri.net.

    “Jashtëtokësori” i futbollit e përshkruan Hazardi si një futbollist të mirë me tipare të “frikshme” sulmuese, por nuk e bën krahasimin me Ronaldon.

    “Hazard ka shumë cilësi. Ai është një lojtar i frikshëm për mbrojtësit, por unë mendoj se ai është i ndryshëm me Cristianon, me karakteristika të ndryshme.

    “Është shumë e vështirë ta zëvendësosh Cristianon, por Hazard gjithashtu është një lojtar i shkëlqyeshëm.”

    Kujtojmë se “El Clasico” do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:00.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!