Liverpool do të zhvillojë dy ndeshje në 24 orë dhe 6400 kilometra larg njëra-tjetrës. Mos e besoni po deshët por djemtë e Jurgen Klopp do të presin sonte në mbrëmje Astol Vilën, ndeshje kjo e vlefshme për kupën e Anglisë.
E mërkura e 18 dhjetorit i ka rezervuar një tjetër ndeshje Liverpool, këtë herë për Botërorin e Klubeve. Ky takim do të luhet në Katar duke nisur nga ora 18:30.
Si pasojë e kësaj situate, të “Kuqtë” e kanë gjetur zgjidhjen. Mbrëmjen e sotme ndaj Aston Vilës do të ndeshet ekipi U23 i drejtuar nga Neil Clitchley, duke i krijuar hapësirë ekipit të parë që gjendet tanimë në Lindjen e Mesme.
Klopp ka marrë me vete skuadrën më të mirë, duke kërcënuar Monterreyn me yjet e Premier Ligës.
Liverpool kundër Aston Vilës: Kellher, Hoever, Koumetio, Van den Berg, Larouci, Chirivella, Dixon-Bonner, Kane, Elliott, Breëster, Longstaff.
Liverpool kundër Monterrey: Allison, Alexandër-Arnold, Gomez, Van Dijk, Robertson, Chamberlain, Henderson, Keita, Salah, Mane, Firmino.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.