×
  • Sport
  • Sport

    Rashica ik, ky Werder nuk të meriton ty!

    Reporteri
    17 Dhjetor 2019 | 20:21

    Werder Bremen është duke kaluar një formë katastrofale në Bundesligë


    Werderi është mposhtur në shtëpi nga Mainz me rezultat të thellë prej 5-0, shkruan Reporteri.net

    Milot Rashica edhe në këtë takim si në çdo tjetër ishte titullar, pos sot nuk arriti të shënojë gol.

    Skuadra e tij po lufton për mbijetesë këtë edicion, derisa ëndrra e vushtrriasit është që të luajë në Ligën e Kampionëve.

    Ylli kosovar ka shumë oferta nga klube të ndryshme dhe bën mirë që t’i shqyrtojë sa më parë pasi me formën që ka treguar ai meriton një skuadër shumë më të të fortë se Werderi, që gjendet në vendin e 15-të me 14 pikë.

    Ndryshe, Miloti këtë sezon ka shënuar 7 gola për ëerderin në Bundesligë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!