Që prej transferimit të tij te Prishtina, ai ka qenë një prej lojtarëve kyç të skuadrës më të trofeshme në vend. Me talentin e tij, ndihmoi kryeqytetasit që të shpallen nënkampion të IPKO Superligës, në sezonin 2018/19.
Meriton Korenica, ishte shpërthyes sidomos në fazën përmbyllëse të elitës, duke qenë prej më meritorëve pse Prishtina mbajti gjallë ëndrrën për ta rikthyer titullin në kryeqytet pas 6 vjetësh.
Edhe pse nuk ia doli, klubi nga kryeqyteti morri pjesë në Ligën e Europës për herë të tretë rreshtë duke e përfaqësuar shtetin tonë në arenën ndërkombëtare. Edhe në edicionin e sivjemë në elitë, Korenica ka shfaqur formë të lartë. Si rjedhojë, interesimi për të nuk ka munguar si nga klubet vendore e në rajon, ashtu edhe nga Europa.
Burime të RTV Dukagjinit pranë lojtarit kanë konfirmuar interesimin e disa skuadrave elitare në Zvicër, Gjermani, Hungari e Rumani, për futbollistin nga Rahoveci. Kohëve të fundit shumë futbollistë vendor kanë arritur të depërtojnë në arenën ndërkombëtare.
Si duket, Meriton Korenica, do të jetë lojtari i radhës që me shumë gjasë do ta shohim në Europë, duke shfaqur aftësitë e tij të jashtëzakonshme futbollistike.
Korenica në të kaluarën ka qenë pjesë e Rahovecit, Lirisë e Shkëndisë së Tetovës në Maqedoni.
21-vjeçari, ishte pjesë edhe e grupmoshave të Kosovës ku arriti të deportoi deri të Kombëtarja U-21.