Ku kanë mbetur edhe pak orë deri në fillimin e El Clasico, lajme aspak të mira kanë ardhur nga kampi i Barcelonës.
Sot me fillim nga ora 20:00 do të luhej ndeshja e mbetur mes Barcelonës dhe Real Madridit, në kuadër të La Liga.
Kjo do mbetet si një nga ndeshjet më të tensionuara për shkak të trazirave politike në Kataloni.
Përveç jashtë fushës, telashe po del të ketë edhe brenda saj.
Mesfushori Arturo Vidal ka shpërthyer me irritim të madh kur ka marrë vesh se nuk do të startojë ndaj Real Madrid, kanë zbuluar burimet e ESPN.
Kiliani më pas është larguar nga stërvitja dhe me gjasë transferimi i tij te Inter është vetëm çështje ditësh.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.