×
  • Sport
  • Sport

    Emre Can i gatshëm të largohet nga Juventusi në janar

    Reporteri
    18 Dhjetor 2019 | 14:41

    “Goal.com” raporton se mesfushori i Juventus, Emre Can mund të largohet nga klubi në afatin kalimtar të janarit.


    E ardhmja e ish-lojtarit të Liverpoolit në Torino u duk e pasigurt, kur Sarri vendosi të mos e përfshijë atë në skuadrën e parë për Ligën e Kampionëve, dhe që nga ajo kohë Can po mendon largimin, shkruan Reporteri.net.

    “Ishte shumë tronditëse për mua sepse javën e kaluar më thanë dhe më premtuan diçka tjetër. Dje mora një telefonatë nga trajneri, në të cilën ai më tha në më pak se një minutë dhe pa sqaruar asgjë se nuk isha pjesë e skuadrës “, deklaroi Emre Can.

    Can ka bërë vetëm 7 paraqitje për kampionët italianë këtë sezon që ka luajtur vetëm 272 minuta.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!