×
  • Sport
  • Sport

    Kina merr masa të ashpra kundër Mesut Ozilit

    Reporteri
    18 Dhjetor 2019 | 15:57

    Ditë më parë televizioni shtetëror i Kinës CCTV e ka larguar nga programi i saj transmetues, ndeshjen e Premierligës ndërmjet Arsenalit dhe Manchester City-t .


    Siç raportojnë mediat e huaja, kjo ndodhi pas komenteve të bëra nga mesfushori i Gunners Mesut Ozil, shkruan Reporteri.net.

    Ozil kishte publikuar një shkrim të gjatë në “Instagram”, ku shkruante se si trajtohen myslimanët në Kinë.

    Ndërkaq, klubi i Arsenalit u distancua nga fjalët e Ozil, duke thënë se është mendim personal i lojtarit.

    “Përmbajtja e publikuar është mendimi personal i Ozil. Si një klub futbolli, Arsenali gjithmonë ka respektuar parimin e mos përfshirjes së tij në politikë,” thuhet në njoftimin e klubit.

    Nga e gjithë kjo, shteti kinez ka vendosur që ta largoj reprezentuesin e Gjermanisë nga lojërat elektronike PES dhe FIFA.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!