Ekipi Olimpik i Kosovës do të debutojë muajin e ardhshëm në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj, “Llozana 2020”, të cilat mbahen prej 9-22 janar 2020 në Llozanë të Zvicrës.
Kosovën do ta përfaqësojnë dy skitarët e skijimit alpin: Era Shala dhe Drin Kokaj, të cilët e kanë fituar edhe zyrtarisht të drejtën për të garuar në LOD për të Rinj “Llozana 2020”.
Shala dhe Kokaj, të dy 16-vjeçarë, janë pjesë e Klubit të Skitarisë Prishtina. Ata garojnë në disiplinat sllallom dhe sllallom i madh, në të cilat do të paraqiten edhe në Llozanë.
Kosova do të jetë njëra prej 11 vendeve që do të debutojnë në edicionin e tretë të këtyre Lojërave. Pjesëmarrës në LOD për të Rinj “Llozana 2020” janë 1880 sportistë, prej tyre 940 meshkuj dhe 940 femra, të gjithë të moshës 15-18 vjeç.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.