×
  • Sport
  • Sport

    Icardi: Jam i lumtur në Paris, do t’i ndihmojë skuadrës të fitojmë trofe

    Reporteri
    18 Dhjetor 2019 | 16:57

    Sulmuesi në pronësi të Interit, Mauro Icardi, i cili aktualisht është në huazim tek Paris Saint Germain, foli për të ardhmen e tij dhe tregoi se si po ndihet në Francë.


    “Ndihem shumë mirë. Unë jam me fat që kam filluar mirë aventurën e re. Unë arrita në Paris me dëshirën për të provuar diçka të re.

    “Tani për tani, gjithçka po shkon mirë. Komunikimi me shokët e mi ka qenë i rëndësishëm , që nga fillimi kemi kuptuar njëri-tjetrin për lëvizjet dhe karakteristikat e mia. Këto gjëra më kanë ndihmuar për ta bërë më të shpejtë adaptimin tim në klub”, tha Icardi.

    Argjentinasi vazhdoi tutje ku tregoi edhe për objektivat e tij me klubin.

    “Unë jam këtu për të ndihmuar skuadrën të fitojë sa më shumë trofe që është e mundur. Qëllimi i klubit dhe tifozëve është të shohin fitoren e PSG, unë do të mundohem të jap më të mirën nga vetja. ”

    Icardi, i cili u bashkua me me PSG-në në ditën e afatit të transferimit në huazim nga Interi, ka shënuar 13 gola dhe ka asistuar dy në 16 ndeshje për Parisin, përfshirë pesë gola në Ligën e Kampionëve.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!