×
  • Sport
  • Sport

    ‘Dora e Zotit’ zgjedh lojtarin më të mirë në histori të futbollit – Nuk është Messi, e as CR7

    Reporteri
    18 Dhjetor 2019 | 17:06

    Diego Maradona ka thënë se Alfredo Di Stefano është lojtari më i madh në histori të futbollit


    Legjenda e Argjentinës konsiderohet njëri nga më të mirët në histori të futbollit dhe aktualisht është trajner i Gimnasia de la Plata, shkruan Reporteri.net

    I pyetur se kush është lojtari më i mirë në histori të futbollit, Maradona nuk e ka përmendur as Messin, e as Ronaldon, madje as Pelen.

    “Unë mendoj se më i miri ishte Di Stefano”, ka deklaruar Maradona për TyC Sports Libero.

    “Ai ishte superior ndaj të gjithëve, madje edhe ndaj meje,”.

    Alfredo Di Stefano ishte një legjendë e Real Madridit ku në 282 ndeshje kishte shënuar 216 gola. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!