×
  • Sport
  • Sport

    ZYRTARE: Përcaktohet vendi ku do të zhvillohet ndeshja Maqedonia e Veriut-Kosova

    Reporteri
    18 Dhjetor 2019 | 18:36

    Sot bordi drejtues i Federatës së Futbollit të Maqedonisë ka mbajtur një mbledhje.


    Federata e Futbollit të Maqedonisë ka vendosur që ndeshja Maqedoni-Kosovë, e vlefshme për kualifikimin në EURO 2020, të zhvillohet në Shkup.

    Për këtë ndeshje është përmendur si opsion edhe Strumica, megjithatë ndeshja do të zhvillohet në Arenën Todor Proeski në Shkup.

    Image result for kosova maqedonia e veriutKjo përballje do të luhet më 26 mars të vitit të ardhshëm.

    Në rast se Kosova fiton këtë takim atëherë do të luajë me fituesin e ndeshjes Gjeorgji-Bjellorusi më 29 mars, shkruan Reporteri.net.

    Nëse do të triumfonte edhe në këtë përballje atëherë Kosova do ta shkruajë historinë duke u kualifikuar në EURO 2020.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!