×
  • Sport
  • Sport

    Buffon shkruan historinë në Serie A

    Reporteri
    18 Dhjetor 2019 | 19:20

    Gianluigi Buffon është duke e zhvilluar ndeshjen e tij të 647-të në Serie A dhe kështu ka barazuar rekordin me Paolo Maldinin


    Paolo Maldini deri sot ishte futbollisti me më së shumti paraqitje në Serie A, gjithsejt 647, por tani edhe portieri italian, Gigi Buffon ka arritur këtë shifër, shkruan Reporteri.net

    Buffon është titullar në ndeshjen që Juventus po e luan kundër Sampdorias dhe kështu portieri i ‘Zonjës së Vjetër’ pon zhvillon ndeshjen e tij të 647 në kampionatin italian.

    41 vjeçari me gjasë do ta thyejë këtë rekord pasi deri në fund të sezonit ka edhe shumë ndeshje për t’u zhvilluar, ani pse ai është zgjedhja e dytë pas Wojciech Szczesny. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!