Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj po qëndron në vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai ka takuar zyrtarë të lartë të shtetit për të fuqizuar edhe më shumë raportet mes dy vendeve.
Cakaj ka takuar zv/presidentin e SHBA-ve, Mike Pence dhe Nancy Pelosi, kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin e SHBA-ve.
Tema e diskutimit ka qenë marrëdhënia mes SHBA-së dhe Shqipërisë dhe angazhimet e Shqipërisë në kuadër të NATO-s.