×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Takumi Minamino, lojtar i Liverpoolit

    Reporteri
    19 Dhjetor 2019 | 9:36

    Liverpooli ka konfirmuar nënshkrimin e yllit të Red Bull Salzburgut, Takumi Minamino për vetëm 7.25 milion funta.


    Drejtuesit e Premier League mposhtën rivalin Manchester United për sulmuesin japonez, i cili bëri përshtypje gjatë dy takimeve të Ligës së Kampionëve me “Reds” këtë sezon.

    Minamino është shprehur i lumtur për transferimin në “Anfield Road”.

    “Ka qenë një ëndërr, ëndrra ime për tu bërë një lojtar i Liverpool-it. Dhe unë jam shumë i emocionuar që më është realizuar”, tha ai në faqen zyrtare të klubit, transmeton “Daily Mail”, shkruan Reporteri.net.

    Minamino do ta mbajë fanellën me numrin 18-të.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!