×
  • Sport
  • Sport

    “Siuuu” e famshme, Ronaldo më në fund tregon se pse feston në këtë mënyrë

    Reporteri
    19 Dhjetor 2019 | 10:28

    Jemi mësuar ta shohim shpesh Cristiano Ronaldon duke festuar me “Siuuu”


    Portugezi një gjë të tillë e bëri fillimisht te Reali, ndërsa edhe tani te Juventusu, ku madje gjithë stadiumi brohoret “Siuuu” kur ai feston në këtë mënyrë, shkruan Reporteri.net

    “Unë fillova ta them atë kur isha te Real Madridi. Kur shënoja gol, fillova të them “siuuu”, nuk e di pse,” ka thënë CR7.

    “Më erdhi krejt natyrshëm. Më kujtohet paraprakisht në Los Angeles kemi luajtur kundër Chelsea. Shënova një gol dhe e bëra këtë (gjestin e ngazëllimit).

    Image result for ronaldo siuuuu
    “Njerëzit më pyetën: Pse e bëre?

    “Unë nuk e di, thjesht e bëra atë. Gjithmonë them se gjërat më të mira ndodhin në mënyrë natyrale,”.

    Ndryshe, Ronaldo këtë edicion ka shënuar 10 gola në Serie A. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!