×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Kjo është pozita e Kosovës në ranglistën e fundit nga FIFA për vitin 2019

    Reporteri
    19 Dhjetor 2019 | 11:00

    Kosova e mbyll vitin 2019 në pozitën e 115-të me 1174 pikë


    Shtëpia më madhe e futbollit sot ka publikuar ranglistën e fundit për vitin 2019, shkruan Reporteri.net

    Lider i kësaj rangliste mbetet Belgjika, e cila ndiqet nga Franca e Brazili.

    Kosova nuk ka lëvizur për asnjë pozitë që nga ranglista e muajit të kaluar, pra vazhdon të jetë në vendin e 115-të me 1174 pikë.

    Ndërkaq, Shqipëria mbyll vitin 2019 në vendin e 66-të.

    Ndeshja e ardhshme e Kosovës është miqësorja me Suedinë, e cila do të luhet më 12 janar në Katar, ndërsa më pas në mars e ka sfidën shumë të rëndësishme me Maqedoninë e Veriut për play-offin e Ligës së Kombeve. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!