×
  • Sport
  • Sport

    ‘Gorilla irlandeze’ rikthehet në kafaz, biletat shiten me çmime marramendëse

    Reporteri
    19 Dhjetor 2019 | 11:51

    Rikthimi i Conor McGregor në kafaz ka bërë që edhe çmimet e biletave për eventin UFC-246, që zhvillohet më 18 janar në Las Vegas, të jenë më të kripura. Sipas mediave amerikane, një biletë në zonën afër kafazit do të kushtojë 1.500 dollarë.


    Gjithsesi, ky çmim mund të rritet edhe më shumë në tregun e zi në ditët në vijim. Bileta më e lirë është 300 dollarë, në zonat larg kafazit dhe afër dyerve.

    Biletat kanë dalë sot në shitje, ndaj çmimet mund të pësojnë një tjetër rritje deri ditën e eventit.

    Rikthimi i irlandezit në kafaz ka bërë që edhe çmimet PPV (pay per view-paguaj për ta parë). McGregor rikthehet në kafaz pas 16 muajsh, teksa do të duelojë ndaj Donald Cerrone. Hera e fundit që ka dueluar është tetori i 2018-ës, eventi UFC-229, kur u mund nga Khabib Nurmagomedov.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!