Liverpooli dje mposhti Monterreyn me rezultat 2-1 në gjysmëfinale të Kupës së Botës për klube
Roberto Firmino ishte heroi i Liverpoolit në këtë përballje pasi shënoi golin e fitores në minutën e 90-të, shkruan Reporteri.net
Fabinho, i cili është i lënduar ka bërë një postim në Twitter ku ka shkruar “Si Senor”, pas golit të Firminos.
Salah më pas postimin e njëjtë të Fabinhos e ka shpërndarë dhe ka shkruar:
“Fab, unë të kam shkruajtur në ëhtasApp për të pyetur se si po ndihesh. Të lutem a mund tani të më përgjigjes meqë po ke kohë për të postuar në Twitter,”.
Ndryshe, Liverpooli tani në finale të Kupës së Botës për klube do të përballet me Flamengon. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.