×
  • Sport
  • Sport

    ​Paraqitje e kënaqshme e Drin Kokajt dhe Era Shalës në Erzurum të Turqisë

    Reporteri
    19 Dhjetor 2019 | 16:17

    Dy skitarët tanë të cilët do ta përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj, Llozana 2020, Drin Kokaj dhe Era Shala, po i vazhdojnë garat ndërkombëtare.


    Të dy po marrin pjesë në Erzurum të Turqisë, ku po mbahet gara e FIS-it për të rinj.

    Drin Kokaj në garën e djeshme të disiplinës sllallom doli i 23-ti nga 50 garues. Kokaj pati kohën 1:44.15 sekonda në të dyja lëshimet.

    Ai sot ishte i pa fat, pasi u diskualifikua gjatë lëshimit të dytë në sllallom të madh.

    Era Shala sot garoi në sllallom të madh, ku doli e 18-ta nga 26 garuese. Pas dy lëshimeve pati kohën 1:40.97 sekonda. LOD për të Rinj “Llozana 2020” mbahen prej 9-22 janar 2020 në Llozanë të Zvicrës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!