×
  • Lajme
  • Botë

    Turqia zhvendos xhaminë 609-vjeçare

    Reporteri
    19 Dhjetor 2019 | 23:09

    Një xhami historike në Turqinë juglindore është zhvendosur nga vendi i saj i mëparshëm.


    Xhamia “Er Rizk” në provincën Batman, është një nga disa ndërtesa që po zhvendoset nga fshat,i i cili rrezikohet nga një projekt i digës Ilisu.

    Xhamia u zhvendos në një park kulturor rreth katër kilometra larg nga vendi i saj origjinal.

    “Ne i kishim kryer testimet tona në rrugë deri dje, dhe nuk kishte asnjë problem. Ne do të transportojmë monumentin përmes një rrugë 4,670 metrash në vendin e tij të ri në arkeo-park”, tha Ali Naci Kosali, zyrtar për projektin.

    Ai tha se minarja e xhamisë ishte çmontuar dhe do të restaurohet pasi të jetë vendosur mbi xhami.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!