×
  • Sport
  • Sport

    Profa s’po bën vend askund, pas vetëm një jave largohet edhe nga Flamurtari

    Reporteri
    20 Dhjetor 2019 | 10:18

    Aventura e Bylbyl Sokoli te Flamurtari i Prishtinës ka zgjatur vetëm shtatë ditë. Trajneri i njohur kosovar madje s’arriti ta drejtojë skuadrën e Flamurtarit në asnjë ndeshje të vetme, pasi që stinori vjeshtor përfundoi në fillim të muajit.


    Më 13 dhjetor, Flamurtari e prezantoi Bylbyl Sokolin si trajner të ri, duke ia besuar atij postin e trajnerit për gjashtë muajt e ardhshëm. Në konferencën për shtyp, Sokoli tha se do të bëjë ndryshime për ta siguruar mbijetesën e Flamurtarit në Ipko Superligës.

    Megjithatë, projekti i tij ishte më afatshkurtër sesa që ishte planifikuar fillimisht, pasi që dy palët i ndanë rrugët të enjten në mbrëmje dhe tanimë Sokoli nuk do ta drejtojë skuadrën e Flamurtarit. Këtë lajm e bëri të ditur kryetari i Flamurtarit, Imer Ademi për Gazetën Olle.

    “Po, është e vërtetë. Është larguar, sepse deshi të marrë edhe rolin e presidentit të Flamurtarit. Përfundimisht, ai nuk është më trajner i Flamurtarit”, tha numri një i Flamurtarit.

    Një gjë e ngjashme i ndodhi Sokolit edhe më herët këtë sezon, kur e mori drejtimin e Prishtinës. Ai u largua nga klubi më i trofeshëm në Kosovë vetëm dy javë pasi e zëvendësoi Mirel Josën, duke thënë se po e bën për shkaqe shëndetësore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!