×
  • Sport
  • Sport

    Mediat në Itali: Amir Rrahmani ka arritur marrëveshje 5-vjeçare me këtë super klub

    Reporteri
    20 Dhjetor 2019 | 10:36

    Amir Rrahmani ka shkëlqyer deri tani te Hellas Verona dhe kështu ka zgjuar interesimin e shumë klubeve, por siç duket Napoli do të jetë destinacioni i ardhshëm i kapitenit të Kosovës


    Tuttomercatoëeb dhe Sky Sports Italia kanë raportuar mbrëmë se Napoli ka arritur marrëveshje me Rrahmanin, të cilit iu është ofruar një kontratë 5-vjeçare, shkruan Reporteri.net

    Napoli që tani drejtohet nga Gennaro Gattuso synon që kartonin e Rrahmani ta blejë në janar, ndërsa ta sjellë atë në skuadër gjatë verës së ardhshme.

    Një dyshe e Rrahmani me Koulibalyn do të ishte njëra nga më të mirat në kampionatin italian.

    Ndryshe, kapiteni i Kosovës është mbrojtësi i cili ka bërë më së shumti rikuperime të topave gjatë këtij sezoni të Serie A. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!