Albian Ajeti nuk e ka gjetur mirë veten në Premier Ligë
Sulmuesi me origjinë nga Kosova, por që reprezenton Zvicrën në arenën ndërkombëtare iu bashkua West Hamit gjatë verës për shumën prej 8.7 milionë euro, shkruan Reporteri.net
Ajeti këtë edicon ka luajtur 7 ndeshje me West Hamin, 5 në Preimer Ligë dhe 2 në Kupë.
Ish-sulmuesi i Baselit ka kërkuar që të huazohet diku për gjashtë muaj në mënyrë që të luajë sa më shumë. Një gjë të tillë West Hami ia ka mundësuar atij, por ekziston një problem.
Ajeti nuk mund të huazohet në asnjë skuadër evropiane pasi ai e kishte luajtur këtë edicion me Baselin para se të transferohej te londinezët.
Rregulloret e UEFA-s nuk lejojnë një lojtar që të luaj më shumë se për dy skuadra evropiane brenda një sezoni.
Kështu, tani 22 vjeçari do t’i duhet që të huazohet te ndonjë klub jashtë kontinentit të Evropës, pra në Amerikë, Kinë ose Japoni./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.