Liverpooli të shtunën do të luajë në finale të Kupës së Botës për klube kundër Flamengos
‘Të Kuqtë’ të mërkurën mposhtën në gjysmëfinale Monterreyn me rezultat 2-1, shkruan Reporteri.net
Në këtë takim munguan Van Dijk dhe ëijnaldum.
Mungesa e mbrojtësit holandez u vërejt jashtëzakonisht shumë, por ai pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen me Flamengon.
Van Dijk ka stërvitur me skuadërn sot dhe një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe Jurgen Klopp.
“Do ta shohim. Virg ishte pjesë e stërvitjeve sot, edhe Gini e mbajti një seancë stërvitore sot. Do ta shohim si do të duket situata në fund. Nuk kemi asnjë shqetësim tjetër sa i përket lëndimeve,” ka thënë Klopp.
“Si mund ta imagjinoni, luajtëm të mërkurën në mbrëmje dhe tani është e premte, kështu që ne duhet ta përdorim çdo orë për rikuperimin e lojtarëve dhe për gjëra të tilla. Këtë gjë e bëmë dhe tani do ta shohim kush mund të luajë nesër,”. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.