Fenerbahce këtë fundjavë luan me Besiktasin në kuadër të Superligës së Turqisë
Gazeta e përditshme turke Fanatik ka raportuar se Napoli, Lazio, Atletico Madrid dhe Tottenham Hotspur do t’i dërgojnë agjentët e tyre në Stamboll për ta parë nga afër Vedat Muriqin.
Sulmuesi nga Kosova po shkëlqen këtë edicion me Fenerin dhe kështu ka zgjuar interesimin e shumë klubeve të njohura evropiane, shkruan Reporteri.net
25 vjeçari këtë javë do të përballet kundër një skuadre të fortë si Besiktas dhe në tribuna do të ketë agjentë të klubeve të mëdha evropiane.
Muriqi këtë sezon ka shënuar 9 gola në kampionatin turk me Fenerbahcen. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.